Ish-deputeti Aldo Bumçi duket se nuk po i ndahet kreut të qeverisë Edi Rama.
Shpesh herë në kronikat televizive dhe në studiot ku ka qenë i ftuar ,ai ka treguar skenarin se si Rama mund të largohet nga qeveria.
Mbrëmjen e sotme, ish-deputeti ishte i ftuar në emisionin “360 Gradë”. Ai tregoi se si Edi Rama do të mund të rregullonte imazhin e vendit.
Pjesë nga deklarata:
“Edi Rama ka një mënyrë se si mund ta pastrojë imazhin e Shqipërisë, është duke u larguar. Nuk është kërkesë, është zgjidhje. Ka 6 vite në qeverisje dhe nuk mund të akuzoj të tjerët. Nuk shkon më, fajin e ka Berisha. Dy vitet e fundit, qeveris pa aleat. Jo se e penguan aleatët, por këto dy vite po qeveris i vetëm.
Ky njeri ka prodhuar një vend ku njerëzit janë larguar për frymë më shumë se sirianët. Si ka mundësi që shqiptarët të largohen si përqindje popullsie më shumë se sirianët?!”, tha Bumçi
Visar Quni
07.03.2019