Bulqizë. Statusi i minatorit. Ish minatorët skeptikë për realizimin e tij… Deklarata e Ministrit të Insfrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri i cili premtoi një projekt-ligj për statusin e minatorit, për ish minatorët e Bulqizës është thjesht një deklaratë e radhës e një premtim që nuk do të realizohet kurrë. Bajram Duka ka punuar prej 30 vitesh në minierën e Bulqizës, por thotë se minatorët asnjëherë nuk janë vlerësuar siç e meritojnë.
Bulqizë. Statusi i minatorit. Ish minatorët skeptikë për realizimin e tij…
Bajram Duka, Ish minatory: “Statusi i minatorit me këto qeveritarë që janë asnjëherë nuk jepet. As Gjiknur nuk jep status, as Edi Rama as askush. Ato janë llafe fallso. Statusin e minatorit ato nuk e japin. Kushtet janë skandaloze. Pagat janë skandaloze. Askush nuk e çan kokën për këtë punë. Sindikatë nuk ka fare. Sindikata nuk pyetet më. Ka 5-6 vite që sindikata nuk është pyetur më, për asnjë të drejtë punëtori”.
Minatorët që largohen nga puna, për të siguruar bukën e gojës, dalin bashkë me bashkëshortet dhe fëmijët të gërmojnë në stogje, edhe pse në shumë raste janë të rrezikuar.
Erjona Keta
27.10.2018