Bulqiza vijon të “digjet”, zjarrvënie e qëllimshme?
Një vatër e madhe zjarri është shfaqur pasditen e së shtunës në vendin e quajtur Qafë e Buallit në Bulqizë.
Zjarri ka përshkruar djegien e një sipërfaqeje të madhe me shkurre e pisha.
E ndihmuar edh enga era zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe.
Për vënien nën kontroll të kësaj vatre zjarri është munduar të ndërhyjë zjarrfikësja.
Përmasat e djegieve kanë qenë tepër të mëdha duke e bërë të vështirë shuarjen e tij.
Raportohet se zjarri është afruar deri në rugën nacionale në aksin Qafë e Buqllit-Klos.
Zjarri I cili ka qenë më përmasa të mëdha ka bërë që i gjithë qyteti i Bulqizës të mbulohet nga retë e tymit.
Ndërkohë, në vendngjarje ka shkuar edhe policia, e cila ka nisur hetimet paraprake.
Sipas policisë, mendohet se shkak i rënies së zjarrit janë dy pista, pakujdesia e ndonjë njeriu apo edhe zjarrvënie e qëllimshme.
Erjona Keta
09.03.2019