I njohur për karikaturat e tij me temë nga aktualiteti, Bujar Kapexhiu shpreh ‘urinë e ambasadorëve’ për peshqit e mëdhenj.
Bujar Kapexhiu shpreh ‘urinë e ambasadorëve’ për peshqit e mëdhenj
Kapexhiu nuk ka kursyer këtë radhë edhe dy ambasadorët e rëndësishëm në Shqipëri, Vlahutin dhe Lu.
Në karikaturën e tij të fundit, të quajtur “Uri ambasadorësh”, luan me temën aq të përfolur të arrestimit të peshqve të mëdhenj.

Temë kjo e artikuluar dhe e kërkuar nga Ambasadori Amerikan Lu, raporton opinion.al.
Janari ishte cilësuar si muaji kur do të niste edhe fushata e arrestimit të të ashtuquajturve peshq të mëdhenj.
Ndonëse jemi në mesin e Shkurtit, duket se tigani i dy ambasadorëve ka mbetur ende bosh.
www.lajm-shqip.com