Prej kohësh tashmë ajo i ka lënë prapa problemet me drogën dhe alkoolin dhe duket se gjërat po i ecin shumë mirë. Përveçse ka fituar një kontratë të mirë për të qenë anëtare e jurisë së X Factor dhe sukseseve të saj me këngët më të fundit, Britney është rikthyer në një formë të shkëlqyer edhe fizikisht. Këtë gjë, 30-vjeçarja ka treguar me një foto me bikini të bardhë që ka publikuar për fansat e vet. Është mirë që të shohësh yllin e popit në formë dhe tashmë edhe të lumtur, pas viteve të tëra në errësirë.
20.08.2012
Burimi: Gazeta Tema