Në Britaninë e Madhe, një shqiptar u dënua me 12 muaj heqje lirie. Kjo, pasi ai u kap, duke menaxhuar një fabrikë kanabisi. Por në momentin që ai arrestohet nga policia, u gjet i fshehur, sikur po luante “Ku kam m’çef’, në laborator droge.
Arrestohet në Britani, shqiptari që luante ‘Ku kam m’çef’, në laborator droge
Kur policia mbërriti në një banesë në Hartlepool, e gjeti shqiptarin M. Koka, të fshehur. Ai ishtë fshyher, pas bimëve të kanabisit, dhe një depozite me ujë.
Ka qënë një telefonatë anonime që vuri në lëvizje, oficerët e policisë. Ata u njoftuan, për një aktivitet të dyshimtë në një shtëpi në rrugën Hereford. Ndërsa, autoritetet arrestuan dhe një tjetër person, i cili u kap gjatë kohës, që po largohej nga banesa. Pasi, gjatë kontrollit, përveç shqiptarit, të fshehur mes drogës, u zbuluan rreth 120 bimë dhe 108 fara kanabisi. Vlera e të cilave në tregun britanik, kapte shifrën e mbi 66 mijë paund. Gjithsesi, 23-vjeçari Koka, i cili jetonte në Shropshire, i pranoi akuzat, e prodhimit të drogave të klasit B, prej datës 22 janar të këtij viti.
Megjithatë, Avokati i tij mbrojtës tha se: “Shqiptari kishte shkuar në Britani ilegalisht për të punuar. Ai gjeti punë në një restorant në Shreësbury dhe më pas pranoi një ofertë për t’u zhvendosur në Hartlepool për të menaxhuar bimët e kanabisit”. Atij ju dha një shumë të vogël parash dhe iu premtua se do të merrte më shumë të ardhura një moment që droga do të shitej., tha avokati Julian Gaskin.
Shqiptari mësohet se nuk kishte pasur precedentë të mëparshëm penal në vendin tonë dhe para autoriteteve britanike deklaroi se nuk kishte asnjë njeri në Shqipëri. “Kohën në burg e ka shfrytëzuar për të bërë kurse anglishteje dhe matematike”, shpjegoi më tej avokati.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili