Briseida Shehaj rikthehet përsëri në skenë, posti i ri i saj do të jetë në krye të Agjencisë Kombëtare të Titujve të Pronësisë.
Një agjenci kjo e cila do të ketë në varësi Hipotekat, ALUIZNI-in dhe ATP-në (Agjencinë e Kthimit të Pronave).
Burime të rezervuara thanë se projekti për bashkimin në një institucion të vetëm të këtyre tre institucioneve i është besuar Briseida Shehajt.
Projekti është i paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama. Ky projekt merr jetë në muajin qershor.
Projekti vjen me arsyen për të zgjidhur jo vetëm problemin e legalizimit të ndërtimeve pa leje, por edhe çështjen e pronës në përgjithësi.
Një ish-punonjëse sporteli e një banke të nivelit të dytë, Briseida Shehaj u shndërrua në njeriun më të rëndësishëm të Tatimeve.
Më pas në zv.ministre e Ekonomisë dhe së fundi në Drejtore Ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA). Këtë post Briseida ende e mban deri në qershor, në krijimin e institucionit të ri.
www.lajm-shqip.com