TIRANE- “Imuniteti dhe heqja e tij janë i vetmi detyrim për të plotësuar kalendarin e 12 pikave të kërkuara nga Komisioni Europian”. Keshtu eshte shprehur gjate nje konference per shtyp ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, duke iu drejtuar me nje apel opozites per te votuar me daten 6 gusht.
Sipas saj, opozita duhet te luaje rolin e saj ne heqjen e imunitet si një kusht që Shqipëria të marrë një përgjigje pozitive për marrjen e statusit kandidat në vjeshtën e këtij viti.
“Imuniteti dhe heqja e tij janë i vetmi detyrim për të plotësuar kalendarin e 12 pikave të kërkuara nga Komisioni Europian. Sot kemi një çështje urgjente për të zgjidhur dhe kjo është heqja e imunitetit për zyrtarët e lartë në kuadër të planit të veprimit dhe konkretisht pikës 8 ku përfshin luftën kundër korrupsionit” tha Bregu.
02.08.2012
Burimi: Gazeta Panorama