Braktisin si fis PD-në, Muli u çon forcat speciale për presion
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar në fshatin Qarr të komunës Golaj në rrethin e Hasit, pikërisht në familjet e fisit Bardhoshi, me të paktën 100 votues.
FNSH ka mbërritur në këtë fshat, të urdhëruar nga Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, njëkohësisht kandidati që udhëheq listën e Partisë Demokratike për qarkun e Kukësit.
Bashkë me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në fshat kanë zbarkuar edhe disa inspektorë krimesh, militantë të PD.
Gjithçka po bëhet si presion ndaj familjeve të fisit Bardhoshi, të cilët deri pak kohë më parë ishin të deklaruar si votues të Partisë Demokratike, por që tani thonë se kanë ndryshuar qëndrim.
Ministri i Brendshëm është denoncuar disa herë për veprimet e tij të paligjshme dhe arbitrare ndaj votuesve në qarkun e Kukësit, ku po bëhet një luftë e ashpër për mbajtjen e mandatit të tretë nga PD.
LSI ka hyrë në lojë fuqishëm në këtë qark, duke marrë edhe kryetarin e Bashkisë së Kukësit, ndërkohë që varfëria ekstreme në qarkun më të varfër në vend ka shtuar mundësitë që rezultati të jetë dy me dy.
19.06.2013
Burimi: Gazeta Tema
megi
ME VJEN KEQ O MULI, POR KETE RRADHE JETO NE KUKES, DHE SHTO EDHE TI POPULLSINE ,SI PATRIOTET E TU, LERINI BERATASIT TE SHTOJNE DEPUTETET…..
megi
ME VJEN KEQ MULI ,PO KETE HERE JETO NE KUKES DHE BEJ ATE QE BEJNE PATRIOTET E TU ,SHTO POPULLSINE, LERI BERATASIT TE SHTOJNE DEPUTETET!