Ekspertët parashikojnë se bota mund të mbetet pa çokollatë brenda 40 viteve.
Ky përfundim ka ardhur si pasojë e nxehtësisë, pasi lulet e kakaos kanë probleme të mbijetojnë në klimat e ngrohta.
Si do duket bota pa çokollatë?
Pemët e kakaos mund të rriten vetëm brenda 20 gradëve në veri dhe në jug të Ekuatorit dhe rriten vetëm në lagështi të madhe.
Por ngrohja globale mund të sjellë një rritje e temperaturës prej vetëm 2.1 gradëve Celsius përgjatë 30 vjetëve të ardhshme.
Kjo mund të jetë shkas i ‘vrasjes’ së këtyre pemëve dhe industria e çokollatës mund të shuhet!
Rritja e mërkurit bën që të shtrydhet më shumë ujë nga pemët dhe toka, raporton botasot.
Shkencëtarët besojnë se shiu nuk do të mjaftojë që ta kompensojë këtë humbje të lagështisë te pemët e kakaos.
www.lajm-shqip.com