Angelina Jolie është pa dyshim njëra ndër aktoret më të mëdha që ka parë bota.
‘ Borxhet e nënës më bënë kjo që unë sot jam’ .
Angelina ka luajtur në qindra filma të suksesshëm dhe projekte të ndryshme teatrale.
Ajo është njëherësh edhe fituese e çmimit “Oscar”.
Jolie ka treguar se kësaj rruge fillimisht i është futur me shpresën për të siguruar të ardhura më të mira.
Angelina Jolie duket se nuk ka pasur qëllim që të bëhet aktore, raporton botasot.info.
Kësaj rruge i ka hyrë për të paguar “faturat dhe borxhet” e nënës së saj, Marcheline Bertrand.
“E bëra për të ndihmuar nënën e ndjerë.
Për të paguar tajtimin dhe faturat e shtëpisë”, është shprehur Angelina në intervistën e saj më të fundit.
Angelina për vite me radhë e ka zhvilluar karrierën në partneritet me ish-bashkëshortin e saj, aktorin Brad Pitt.
Me të cilin i dha fund martesës vitin që shkoi.
www.lajm-shqip.com