U projektua për tu kthyer në muze por gjithçka mbeti një premtim i shkruar në letër. Bëhet fjalë për godinën e ndërtuar në fshatin Borovë të rrethit të Kolonjës. Poshtë varrezës-memorial të 107 martirëve të Borovës qëndron një muze . I cili ka humbur nga kujtesa njerëzore për shkak të viteve dhe amortizimit. Fshati i Ersekës është futur në histori për shkak të një ngjarje tronditëse gjatë luftës . Ku forcat gjermane vranë 107 banorë të këtij fshati , mes të cilëve fëmijë dhe gra. Aktualisht nuk ka asnjë ambjent ku të jetë dokumentuar kjo ngjarje.
Borovë, fshati historik , aty ku muzeu mbeti rrënojë
Sipas historisë më 6 korrik të vitit 1943 në Borovë hynë trupat e Ëehrmachtit . Ku kryen masakër masive kundër popullsisë civile. Të gjitha 100 shtëpit e fashtit dhe kisha u dogjën. Sipas të dhënave u vranë 107 civilë nga mosha 4 vjeçare deri në atë 84 vjeçare. Ndërtimi i varrezës memorial parashikoi edhe një hapësirë në një godinë. E cila do të shërbente si muze . Por ky ambjent ndër vite ka degraduar dhe është mbuluar nga lagështira. Pavarësisht se në përpjekjet dhe interesimin e banorëve . Ambasada gjermane ka garantuar financimin e rikonstruksionit të ambjentit . Por burokracitë e instancave kanë bërë që gjithçka të mbetet pezull. Banorët kanë apeluar për ndërtimin e muzeut . Ndërsa kanë kërkuar nga instancat të mbajnë premtimin e dhënë prej vitesh.
Ledjona Xheladinaj
03.10.2018