Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) pritet që gjatë natës së sotme do të rikthehet bora dhe shiu në Tiranë.
Në veri-lindje pritet të rikthehet bora në 500m mbi nivelin e detit.
Parashikimi
Nesër (e hënë, dt.19) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 12
në vendet e ulëta: 7 / 11
në vendet malore: 3 / 8 °C.
ERA
Sot (e diel, dt.18) dhe nesër (e hënë, dt.19) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.
RREZIKU NGA PËRMBYTJET
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik.
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.
www.lajm-shqip.com