Boateng “shënon gol” në Ibiza
Pas një sezoni me shumë ulje-ngritje në radhët e Milanit, duket se gjithçka shkon vaj midis mesfushorit dhe të dashurës së tij “show-girl”, Melissa Sata.
Çifti u fotografua për të dytën ditë radhazi në Ibiza, duke shijuar së bashku diellin e ngrohtë dhe detin e kristaltë të brigjeve spanjolle, në Mesdhe.
Duke parë hiret e Sattës dhe dashurinë e fortë që duket se ekziston midis tyre, nuk duket e vështirë të kuptosh se përse niveli i Boatengut në sezonin e shkuar, ishte larg rendimentit të treguar prej tij në vitet e mëparshme.
Kevin-Prince Boateng po kalon disa ditë pushimi në Formentera të Spanjës dhe futbollisti i Milanit duket nga fotot që është në shoqëri shumë të mirë.
Lojtari ganez u pa në jaht me të fejuarën e tij Melissa Sata, e cila tërhoqi vëmendjen me fizikun e saj fantastik.
Kevin-Prince Boateng dhe Melissa Sata janë lidhur në vitin 2011 dhe janë fejuar në vitin 2012.
ipas asaj që raporton portugezja A Bola në krye të listës së dëshirave të klubit nga principata qëndron ganezi Boateng, për të cilin është gati një ofertë prej 15 milionë eurosh.
Mesfushori që më 6 mars mbushi 26 vjeç është tek Milan që prej verës së vitit 2010. Boateng që dha një kontribut të madh tek Milani në fitimin e titullit kampion në 2011, këtë vit ka patur një rendiment më të ulët se ai që pritej, duke shënuar vetëm 3 gola, 2 në kampionat dhe një në Champions. Milani që tani duhet të zgjidhë çështjen e trajnerit mund të vendosë edhe ta lërë të largohet ganezin sidomos pas një oferte të parefuzueshme që nga një klub si Monaco nuk duket e vështirë për t’u realizuar.
Shefi i Atletico Madrid, Miguel Angel Gil Marin, në një intervistë për “Goal.com”, insistoi se klubi ende nuk ka marrë ndonjë ofertë zryrtare nga ndonjë klub për Radamel Falcaon. Gjithsesi për disa media transferimi i bomberit kolumbian tek Monaco për shifrën e 60 mln eurove është vetëm çështje kohe
12.05.2013
Burimi: Top Channel