Bllokohet qarkullimi në autostradën në Çermë të Lushnjes…
Protestuesit i thonë “stop” qarkullimit në autostradën Lushjne-Fier. Bllokohet qarkullimi në autostradën në Çermë të Lushnjes. Bllokimi i rrugës është bërë 30 minuta më parë.

Në të dy korsitë nuk mund të kalojë asnjë automjet. Ndërkohë po shtohet karvani i automjeteve në të dy krahët e autostradës. Janë mbi dy mijë protestues deri tani të cilët kanë mbritur në Çermë. Organizatorët u kanë thënë pjesëmarrësve që vetëm auto-ambulancat nuk do pengohen për kalim. Deri tani sipas informacioneve të para nuk është shënuar asnjë incident. Bllokimi do zgjasë tre orë. Kjo do të thotë se autokolona e automjeteve që kërkojnë të lëvizin drejt jugut apo Tiranës të shënojnë kilometra të gjata. Policia me forca të shumëfishuara ndjek nga afër dhe distancë ecurinë e protestës.
Për lajm-shqip:
Vladimir Muçaj
05.04.2018