Në ndarjen e çmimeve “Oscar” Bleona Qereti tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me fustanin e saj që i ekspozonte të gjithë pjesën e bustit. Bleona ka rrëfyer se është veshur në atë mënyrë për shkak se ajo do të vë në pah dhe të theksojë çështjen e barazisë gjinore.
“Të gjithë flasin për barazi gjinore dhe të gjithë mendojnë se është shumë në rregull që një mashkull të dal në skenë pa bluzë, por kur një femër del me një fustan që tregon shumë është një problem i madh. Çfarë ndodhi me barazinë gjinore? Unë dua të bëj diçka për këtë gjë”, – ka thënë Bleona. Më tej këngëtarja shqiptare ka treguar se nuk preferon të bjerë viktimë e standardeve të dyfishta të shoqërisë”.
Bleona tregon se pse e veshi fustanin rrjetë, i cili u konsiderua dhe skandaloz nga masa e njerëzve…
“Për shembull mendoj se ka dy standarde në paraqitjen në tapetin e kuq. Nëse Kim Kardashian apo Lady Gaga do të vishnin të njëjtin fustan si ai i imi do të thonin. ‘Uau shikoje atë fustan, shikoje atë trup’. Ndërsa kur e vesha unë njerëzit thonë ‘Oh ajo ka nevojë për vëmendje’, sepse unë vij nga një shtet tjetër. Dhe unë them ‘Normalisht që kam nevojë për vëmendje’, por ju nuk e kuptoni se unë kam qenë Kim Kardashian apo Lady Gaga në vendin tim madje edhe kur Kim Kardashian dhe Lady Gaga nuk ekzistonin”, – ka thënë Bleona.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
04.05.2018