Bleona Qereti vazhdon të këmbëngulë në ëndrrën amerikane, per realizimin e se ciles ka punuar shumë kohën e fundit, duke synuar të depërtojë në tregun ndërkombëtar .
Edhe tani që jeton në Amerikë, ajo vazhdon të përcjellë zhvillimet në Shqipëri, përfshirë edhe ato politike.
Këngëtarja nuk e ka fshehur kurrë simpatinë e saj për Partinë Demokratike dhe kryeministrin Berisha. Edhe nga SHBA-të ajo ka dhënë komente si ‘’Berisha, politikani i preferuar” apo “I love Berisha”.
Megjithatë, kjo nuk lajmëron ndonjë përfshirje të mundshme të saj në politikë, sikurse që kanë bërë disa prej kolegeve të saj këngëtare.
“Jeta ime edhe muzika dhe jo politika “, ka thënë Bleona në një intervistë për mediat shqiptare.
“Zakonisht unë asnjëherë nuk kam bërë atë ‘’ka qenë në modë’’, por atë që më ka thënë koka . Por Dr.Sali Berisha është njeriu më i preferuar për mua. Dhe kjo ka lidhje me koncertet që kemi bërë në vitin 1996, kur unë akoma kam qenë fëmijë,’’ ka shtuar ajo.
Bleona ka përfunduar punët rreth albumit të parë në anglisht, ndërsa në plan është xhirimi i videoklipit dhe turneu mbarëbotëror që do të nisë me Shqipërinë, Kosovën e Malin e Zi.
16.08.2012
Burimi: ikub.al