Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar festën e Çlirimit të Shqipërisë.
Ai ka postuar një foto në rrjetin social Facebook, të djalit të tij Aroni i rrethuar nga gjyshërit e Blendit dhe të Norës të cilët kanë qenë partizanë.
Më pas ai shkruan që po të ecësh në anën e drejtë gjithmonë del fitimtar dhe i bën pasardhësit të ndihen tepër krenarë.
Blendi Klosi sfidon “Rilindasit”: Ja stërgjyshërit Partizan

Postimi i Klosit:
Aroni, krenarë për 4 stërgjyshët partizanë.
Çfarë vlerash më shumë sesa sakrifica për lirinë dhe renditja në anën drejtë të historisë mund ti bëjë brezat pasardhës krenarë ?? Lavdi dëshmorëve dhe atyre që sakrifikuan për Shqipërinë e lirë e që kemi detyrën ta bëjmë më të mirë. Gëzuar 29 Nëntorin!
Leonora Sula
29.11.2018
Të ngjashme mund të lexoni:
Ministria e Blendi Klosit e ka arkën bosh, nuk paguan…
Sali Berisha: Blendi Klosin e përzunë nga takimi për…
Sali Berisha: Blendi Klosi, e sheh botën ‘Pink’ se ai luan me diamante…