Blen sanduiçin me myk, moderatorja ia nxjerr ‘bojën’ në Instagram. Kontrolli ndaj ushqimeve është mjaft i rëndësishëm, por aq peshë zë edhe fakti kur ato janë të freskëta.
Shpesh na ndodh që jemi përballë abuzuesve, por moderatorja Rudina Magjistari, një rast të tillë e ka bërë publik.
Nga pamjet që i ka ndarë me të gjithë ndjekësit në Instagram, shihet myku mbi sanduiçin.
Ky ushqim i cili është i paketuar, mund të blihet në një nga kafenetë zinxhir, të famshme të Tiranës.
