Blair: Këtu për Shqipërinë ndryshe,Rama: Vjen vullnetar
TIRANË -Ish-kryeministri i Britanisë ndodhet sot në Tiranë për të ndihmuar qeverinë e kryeministrit Rama për të ndryshuar Shqipërinë për ti dhënë vizionin e së ardhmes. Blair u shpreh mjaft optimist sa i takon programit të qeverisë Rama për t’a çuar Shqipërinë drejt një së ardhmes.
Ai mori pjesë në mbledhjen e qeverisë që kryeministri Rama thirri sot paradite dhe më pas në orën 10: 15 minuta zhvilluan konferencën e përbashkët shtypi.
Kryeministri Rama tha se me Blair e përfaqësues të Bankës Botërore ishte folur për procesin inovativ që synon të orientojë qeverisjen nga rezultatet dhe ishin përcaktuar prioritetet afatmesme e afatgjata të qeverisë. Nga ana e tij ish kryeministri Blair u shpreh mjaft optimist sa i takon programit të qeverisë Rama për t’a çuar Shqipërinë drejt një së ardhmes. Ai u shpreh optimist se së bashku me bashkëpunimin me Bankën Botërore dhe donatorëve objektivat e qeverisë Rama për një Shqipëri ndryshe do të realizohen.
“Me ish kryeministrin Blair u diskutua vënia në jetë të procesit inovativ që synon të orientojë qeverisjen nga rezultatet. Blair është pionieri i kësaj njësie dhe janë të njohura rezultatet e jashtëzakionshme të këtij proces.Nisëm diskutimin me Blair e Bankën Botërore për të përcaktuar prioritetet afatmesme e afatgjata, jo thjesht në funksion të asaj që ne kemi parashturar në program por dhe të gjithë burimeve- tha Rama
BLAIR: KETU PER NJE SHQIPERI NDRYSHE, RAMA KA VIZION, SFIDE TI BEJE REALITET
Në fillim të fjalës së tij Blair kujtoi se kur kishte ardhur në rajon dhe në Shqipëri një dekadë më parë kishte mjaft konflikte sot ai tha se vjen në një rajon që ka perspektivë të ndryshme, një erë të re dhe një Shqipëri që ka hyrë në një rrugëtim ndryshimi.
“ Jam këtu sepse besoj në këtë vend tek ky popull dhe vizioni i progresit që qeveria ka përcaktuar për të. Ideja e orientimit në BE është mjaft e rëndësishme. Është një perskeptivë mjaft e mirë. Është një mundësi shumë e mirë bashkëpunimi që do të krijoni me vendet e rajonit. Ajo që është e rëndësishme për një qeveri, sidomos në mandatin e saj të parë është që të realizojë ato gjëra që prekin gjërat e përditshme të njerezve n ëkëtë vend. Ajo që donim të bënim është të punojmë së bashku me Bankën Botërore të realizojmë projektin: Të kthejmë vizionin e objektivat në gjëra të prekshme. Sfidë e qeverisë është që gjërat të bëhen. Vizionet për infrastrukturën, energjinë nga vizioni të kthehen në objektiva. Kjo është çka do të bëjmë do të bëjmë atë që duam,të shohim këtë vënd drejt së ardhmes. Gjendem në Tiranë pas një dekade. Tirana ka ndryshuar dhe do donim që ky vend të shkojë drejt progresit dhe kjo do të bëhet bashkë me vizionin që ka kryeministri, dhe me ndihmën e donatorëve ”- tha Blair.
RAMA: I BINDUR NE EKSPERIENCEN E BLAIR
Jam i bindur që falë eksperiencës së jashtëzakohshme që kryeministri Blair ka dhe gjenialitetit të tij politik ne do të jemi në gjëndje të kapërcejmë të gjitha pengesat duke punuar së bashku me të gjithë shqiptarët për të kthyer vizionin dhe programin tonë në një realiteti të prekshmë. “- tha Rama duke e mbyllur fjalën e tij në kon ferencë me një shprehje të Blair. “Kur je në opozitë zgjohesh në mëngjes e thua ca do them sot. Kur je në qeveri nuk flet dot në darkë se mendons e cfarë do bësh nesër”
RAMA: BLAIR NE SHERBIMIN TONE TERESISHT VULLNETAR
Në fjalën e tij Rama vlerësoi rolin e Blair në luftën e Kosovës.
“Duke parë sot të ringjiste shkallët e kësaj godine nuk mund të mos ndihesha shumë krenar që nga liderishipi i tij jo vetëm që fituam diçka shumë të madhe falë mbështetjes së SHBA e Clinton krah për krah me Blair, por dhe Shqipëria ka fituar një mik të madh”, tha Rama i cili e mbylli fjalën duke thënë se shërbimi i Blair është tërësisht vullnetar.
“Kryeministri Blair është në shërbimin tonë personalisht dhe tërësisht vullnetarisht. Për këtë dua t’i shpreh mirënjohjen për atë që bëri dhe të nënvizoj se sa e vërtetë mbetet doktrina e kryeministrit Blair lidhur me domosdoshmërinë për të vepruar në mbështetje të çdo populli që nuk mund të clirohet dot i vetëm nga një diktaturë”, u shpreh kryeministri Rama.
BLAIR DJE NE MAQEDONI
Blair ishte dje në Shkup të Maqedonisë me rastin e mbajtjes së festivalit paqësor ballkanik, Sahara. Pasditen e djeshme, Bler u takua me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë Nikolla Grueski dhe me presidentin maqedonas George Ivanov.
Burimi: Shqiptarja.com
03.10.2013
Blair: Këtu për Shqipërinë ndryshe,Rama: Vjen vullnetar
Blair: Këtu për Shqipërinë ndryshe,Rama: Vjen vullnetar
Etiketime : sporti shqiptar /alb-observer.com/ alb-observer albania observer albania screen albanian screen albanianscreen.tv albobserver apartamenti 2xl balkan web balkanweb balkanweb.com ballkan web ballkan web.com ballkanweb ballkanweb faqja kryesore ballkanweb.al ballkanweb.com Blair bota sot bota sot horoskopi embelsira me qumesht femra sot gazeta Balkan web gazeta balkanweb gazeta ballkan gazeta ballkan web gazeta ballkanweb gazeta dita gazeta ditore gazeta ekspres Gazeta Express gazeta idea gazeta koha jone gazeta lajm gazeta mapo gazeta panorama gazeta shekulli gazeta shekulli horoskopi gazeta shqip gazeta shqiptare gazeta shqiptare shekulli gazeta shqiptarja gazeta sot gazeta start gazeta tema gazeta zeri i popullit gazeta zeri i popullit shendetesi gazetadita gazetaditore gazetaexpress gazetaidea gazetaidea.com gazetashekulli gazetat me te mira shqiptare gazetatema horoskopi horoskopi ditor horoskopi javor horoskopi mujor Horoskopi Mujor Gusht 2013 horoskopi shqip horoskopi sot http://gazetadita.al/ http://gazetatema.net/ http://www.shqiptarja.com/ kerkoj pune koha ditore koha net koha net info Kryeministri Rama: kuriozitete kuzhinaime.al lajm lajm i fundit lajme lajme nga shqiperia lajme shqip lajmeonline.net lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit ne shqiperi lajmet e fundit nga shqiperia lajmet e fundit shqip lajmet shqip lajmet sot lajmi fundit lajmi i fundit Lajmi i Fundit dhe Aktualiteti: gazeta shqiptare lajmifundit Lindita Nikolli living living.al mbeshtetja meteoalb mistere nga bota ndryshimi njoftime njoftime .com njoftime pune noa noa.al ofroj pune ora news ora news live oranews panorama panorama online piket e degeve 2013 politika qeveria rama rtv ora news saimir tahiri shekulli shekulli al shekulli online shqip Shqiperia shqiptarja shqiptarja.com sport ekspres sporti ekspres sporti shqiptar al sulejmani i madherishem takimi te rejat e fundit tema tiranachat universiteti i tiranes Vetëvaret vision plus vizion plus vizionplus web ballkan www ballkan web www.balkanweb www.balkanweb.com www.ballkan web .com www.ballkan.com www.ballkanweb www.ballkanweb.com www.koha.net www.living.al www.noa.al www.shqiptarja.com