Një biznesmen i njohur grek është rrëmbyer në Pire. Ngjarja në fjalë ka ndodhur sot në mëngjes, rreth orës 09:00, raportojnë mediat greke.
Biznesmeni po shkonte në punë si çdo ditë kur është përballur me katër persona me veshje me stampën e dukshme EKAM, ndërsa e kanë futur me forcë në një makinë tip ‘Volkswagen’.
E gjithë skena në fjalë ka ndodhur para kalimtarëve të rastit, të cilët u bënë dëshmitarë të rrëmbimit.
Për lajm-shqip:
Elona Tereziu
27.12.2018