Viti 2017 ka qenë viti me numrin më të ulët të personave që kanë vdekur nga aksidentet rrugor. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mitat Tola në studion e lajmeve të Ora News bëri një bilanc për vitin që po lëmë pas.
Sipas Drejtorit të Policisë Rrugore në 2017 kanë vdekur 215 persona nga aksidentet rrugore.
Një shifër kjo më e ulët duke e krahasuar me 270 që ka qenë vitin e kaluar.
Tola dhe se po në vitin 2017 janë ndëshkuar 1800 drejtues mjetesh në gjendje të dehur për të cilët ka nisur edhe ndjekja penale. Drejtori i Përgjthshëm i Qarkullimit Rrugor tha se masat e policisë në natën e ndërrimit të viteve do të përqëndrohen pikërisht në këtë drejtim.
Ai u shpreh se fokusi i policisë rrugore në 2018 do të jetë kontrolli dixhital i akseve rrugore në të gjithë territorin e vendit.
www.lajm-shqip.com