Bien në prangat e policisë ‘i forti’ që terrorizoi Mamurrasin me armë zjarri. Emri.. Policia ka lokalizuar dhe kapur një 22-vjeçar, i cili më datë 07. 07. 2018, ka qëlluar në qendër qytet Mamurras me armë zjarri në ajër si dhe nuk i është .bindur punonjësve të policisë
Bien në prangat e policisë ‘i forti’ që terrorizoi Mamurrasin me armë zjarri…
Gjithsesi, në orët e para të ditës së sotme, Policia e Kurbinit, ka arrestuar një 22-vjeçar. Personi në fjalë, quhet Emiljan Lleshaj , 22 vjeç, banues në Mamurras. Kjo pasi Lleshaj më datë 07. 07. 2018, ka qëlluar në ajër me armë zjarri, në qendër qytetit Mamurras. ndërsa më pas, Lleshaj, nuk i është bindur punonjësve të policisë. Megjithatë, Emiljan Lleshaj është i evidentuar nga policia, si person me precedent të mëparshëm penale. ai është dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale. Njoftimi i Policisë:
“Forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, pas një pune operacionale të mirëorganizuar, bënë të mundur finalizimin e operacionit “Mamurrasi”, ku si rezultat i tij u kap në Mamurras, shtetasi i shpallur në kërkim: Emiljan Lleshaj, 22 vjeç, banues në Mamurras, i dënuar disa herë më parë për vepra të ndryshme penale. Ky shtetas, ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kurbin, pasi më datë 07. 07. 2018, në qytet Mamurras, duke lëvizur me mjetin e tij tip Audi, ka qëlluar në ajër me armë zjarri, si dhe është larguar duke mos u bindur punonjësve të policisë. Gjithashtu, për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, me vendimin datë 25. 07. 2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest më burg”.
Ndërsa Lleshaj akuzohet për veprat penale, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese e municionit”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet. 278/3, 274 dhe 242 të Kodit Penal. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës. së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili