Bie nga motoçikleta, plagoset rëndë 18- vjeçarja. Aksidenti i rëndë është regjistruar disa minuta më parë në qytetin e Shkodrës.
Një 18- vjeçare e cila udhëtonte me motocikletë ka humbur kontrollin dhe si pasojë është rrëzuar duke marrë plagë të rënda.
Bie nga motoçikleta, plagoset rëndë 18- vjeçarja.
Paraprakisht shkak i aksidentit dyshohet të jetë lageshtira në rrugë.
Menjëherë e plagosura është transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës.
Burime nga bluzat e bardha konfirmojnë se gjendja e saj është e rëndë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Për Lajm-shqip
Ledjona Xheladinaj