Policia e Elbasanit ka arrestuar shtetasin Gazmir Kasa, 47-vjeç, banues në fshatin Jagodinë. Ai është arrestuar, pasi në rrugën rurale në fshatin Mjekës, tek po drejtonte mjetin tip “Benz” me targa AA 809 MJ, ka dalë nga rruga.
Të ngjashme mund të lexoni:
• Trafik droge Shqipëri-Holandë-Itali, sekuestrohen 1 ton, 14 arrestime
• Pranga punonjësve të hipotekës Kavajë. Në pritje të arrestimeve të tjera
Në pranga shoferi që shkatoj 4 të plagosur nga aksidenti i Elbasanit
Si pasojë, është aksidentuar vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët, shtetasit A.K., 31 vjeç, L.D., 40 vjeç dhe I.K., 16 vjeç banues në fshatin Jagodinë. Të plagosurit ndodhen në spitalin kirurgjik Elbasan. Ata janë jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.
Burimi: Opinion.al
19.11.2017