Rënia e helikopterit në New York, i mori jetën të gjithë pasagjerëve që ndodheshin në të.
Helikopteri turistik ka rënë me kokë poshtë dhe është zhytur në lumin East.
Piloti mbijetoi, pasi arriti të lirohej prej vendit ku qëndronte. Ndërsa 5 pasagjerët ishin të bllokuar në helikopterin gjysëm të mbuluar nga uji.
Dy prej udhëtarëve kishin vdekur menjëherë, prandaj policia dhe zjarrëfikësit nuk mundën të bënin gjë për ta.
Bie në lumë helikopteri, 5 pasagjerët humbasin jetën, piloti…
Tre të tjerë i dërguan në spital në gjendje kritike për jetën. Por aty vdiqën.
Ky helikopter mendohet të jetë marrë me qera për një set fotografish.
Një kontrollues i La Guardia e kishte pyetur Pilotin: “Gjithçka në rregull?”
Piloti mësohet të jetë përgjigjur: “Dështimi i motorit…nuk po funksionon motori, jemi mbi lumin East.”
Dëshmitarët e ngjarjes kanë treguar se helikopteri po fluturonte me zhurmë.
Më pas ai ra menjëherë në lum dhe u zhyt shpejt.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
12.03.2018