Bie avioni, humbin jetën të gjithë pasagjerët…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolumbi. Një aeroplan me 12 persona në bord është rrëzuar rreth mesditës së sotme.
Mësohet se asnjë pasagjer nuk ka mundur të mbijetojë nga ky aksident tragjik.
Aeroplani, në pronësi të kompanisë “Laser Aereo”, ka rënë në komunën e San Carlos de Guaroa në provincën e Metas.
Sipas raportimeve, aeroplani ishte nisur nga San Jose del Guaviare për në Villavicencio.
Ende nuk dihen shkaqet pse ndodhi aksidenti nderkohë që policia po punonë per zbardhjen e ngjarjes.
Erjona Keta
09.03.2019