Biblioteka e Beratit pjesë e dixhitalizimit/ Në krah të 1329 bibliotekave rajonale………….
Dixhitalizimi i bibliotekave rajonale, nuk ka lënë mënjanë as bibliotekën e Beratit.
Kjo, edhe për shkak të përfshirjes së këtij qyteti në UNESCO. Kështu, biblioteka publike “Vexhi Buharaja” e Beratit është bërë pjesë e Katalogut të Përbashkët COBISS.AL.
Një mundësi e tillë është krijuar që në vitin 2014. COBISS.AL është pjesë e rrjetit rajonal, COBISS.NET.
Këtu përfshihen 1329 biblioteka të vendeve të rajonit, të cilat katalogojnë dhe shkëmbejnë regjistrime bibliografike midis tyre.
Kjo u bë e mundur në sajë të një marrëveshje, e arritur kjo mes Bashkisë së Beratit e përfaqësueseve të bibliotekës publike, Ardjana Germau e Majlinda Odaxhiu. Po ashtu, edhe të Institutit të Shkencave të Informacionit në Slloveni (IZUM).
Në bazë të marrëveshjes ky program ofrohet falas. Specialistet e sektorëve përkatës, tashmë janë të trajnuara në Bibliotekën Kombëtare.
Ato po punojnë në vazhdimësi, për të kataloguar të gjithë fondin e bibliotekës.
Kjo risi dixhitalizuese, është më afër interesit të cilitdo, për të klikuar e për të gjetur gjithçka në këtë pasuri.
Ndërkohë, po bëhen përpjekje për pasurimin e saj me tituj në gjuhë të huaj.
Kjo do të ishte më me interes nga të huajt, që vizitojnë këtë qytet në çdo stinë të vitit.
Pritet që në fondin e bibliotekës të futet edhe libri “Guida turistike e Beratit”.
Alfrida Danushi
12.02.2019