Burimet e shumta dhe të seleksionuara mirë të Lajm-Shqip thonë sot se Besniku, që administron Uzinën e vetme në Shqipëri të përpunimit të thellë të naftës është prej kohësh mik “zemre” i një qeveritari të nivelit më të lartë…
Besniku ndjek hapat e Taç-it, vonon pagat e punonjësve.
Besnik Sula një vit më parë mori nën administrim këtë aset ekonomik kombëtarë pas falimentit të Rezart Taçit (i mbështetur atëherë ky i fundit nga Partia Demokratike).
Ndërrimi i ngjyrave të pushtetit dhe falimenti i Taçit solli Sulën në këtë uzinë si “pronar”në administrimin ekonomik të këtsaj uzine.
Ashtu si Rezart Taçi dhe Sula nuk i ka sjellë qetësinë punotorëve të kësaj uzine.
Janë 1000 punëtorë që “ulërijnë” në protesta prej disa ditëdh për pagat e pa mara prej 8 muajve.
Gjithatashtu informacionet tona thonë se Besniku është në hall pavarësisht “përkëdheljeve”e politikës.
Shumë prona të tij janë të fiksuara kolekteral sigurie nëpër banka për shkak të kredive shumëmiljonëshe në euro të marra prej tij nëpër banka….
E vecantë:
Ditën e parë që Besnik Sula ndezi tymin e parë të oxhaqeve të uzinës në Ballsh, pas një ndërpreje të gjatë me ikjen e Tacit.
Ishte kryeministri Edi Rama që shtypi butonin e rifillimit të punës në uzinë.
Por këtë radhë me Besnikun jo me Tacin.
Një javë më vonë kur Rama inaguroi fillimin e punimeve të në këtë uzinë, fatkeqësisht ndodhi një aksident në uzinë, gjatë punës.
Bilanci një i vdekur dhe disa të plagosur.
Kjo ngjarje u klasifikua “aksident për pakujdesi njerëzore në punë”.
Gjithsesi punëtorët e pa paguar presin Besnikun që ti shlyejë, por dhe reagimin institucional të qeveritarëve….
Për lajm-shqip
Vladimir Muçaj