Ish lideri demokrat, Sali Berisha ka akuzuar sërish Adrian Serezin në rrethin social Facebook si vrasësi i Begallës, trafikant i drogës dhe dhunues i gazetarit.
Pas arrestimit të Adrian Serezit akuzuar për vrasjen e biznesmenit M. Begalla, Sali Berisha ka ngritur përveçse akuzës së parë si vrasësi i biznesmenit edhe disa akuza të tjera, si trafikant i drogës dhe dhunues i gazetarit.

Në statusin e tij në Facebook ish-lideri demorat e akuzon për trafik droge dhe dhunim të një gazetari nga Gjirokastra.
Telnis Skuqi njihet si gazetari që investigoi dhe publikoi trafikun e drogës me aeroplan nga zona e Kardhiqit në Gjirokastër.
Për dhunën dhe kërcënimet ndaj tij, gazetari Skuqi ka kërkuar dhe fituar familjarisht strehim e mbrojtje në një vend europiano-perëndimor.
Ish-kryeministri Sali Berisha në statusin e tij akuzon Ardian Serezin si personi që ka dhunuar dhe kërcënuar gazetarin Telnis Skuqi.
Serezi sipas Berishës ka qënë pjesë dhe koordinator i vjedhjes së kanabisit gjatë operacionit të policisë Lazarat.
Ish-kryeministri Berisha e ka denoncuar dhe akuzuar Serezin për bashkëpunimin me ish-ministrin e brendshëm Tahiri që në 12 janar 2015.
Për Lajm-Shqip
Engjëll Serjani
27.02.2018