Berisha tregon shtegun e tonelatave drogë që kalonin nga Durrësi.
Të ngjashme mund të lexoni:
- Reagon Berisha: “Shefi i SHISH raportoi për narkoshtetin”
- Berisha-Ramës: Çfarë donte Olsi Rama në makinën e trafikantëve të Xibrakës?
Ish-kryeministri, Sali Berisha, ditën e sotme, ka treguar rrugën e vetme nëpër të cilën kalon droga në Doganën e Durrësit.
Referuar qytetarit digjital, Berisha shkruan se edhe sot moduli i riskut në sistemin kompjuterik të doganave për përzgjedhjen e mjeteve që duhet të skanohen, për eksportet dhe tranzitet ndërkombëtare, nuk funksionon.
Sipas tij, përgjatë këtyre viteve, ky ka qenë “shtegu” i lirë nga kanë kaluar tonelatat e drogës, derisa u godit në dy raste nga policia italiane.
Postimi i plotë i Berishës:
Ja se si kalon droga ne doganen e Durresit!
Doganieri dixhital denoncon:
Qebinin e Tahirit dhe ndrikullen drejtoreshe te doganave, qe prejashtojne nga skanimi kamionet me droge ne narko-doganen e Durresit!Lexoni mesazhin e doganierit dixhital. sb
“Mirmbrema Dr. Jam punonjes I doganes ne Durres.
Konstatimi i gazetarit ne opinion eshte shume i sakte.
Sepse eshte e vertete qe skanimi ne doganen e Durresit, deri kur u kap sasia e madhe e droges ne Ankona, behej me perzgjedhje manuale me urdher te Besmir Qibinit (njeriu i Tahirit ne dogane) dhe te Drejtoreshes se Pergjitheshme te Doganave aktuale.Vetem pas kesaj goditje, u dha urdheri i skanimit 100% ne Portin e Durresit, per te fshehur gjurmet nga prokuroria.
Akoma edhe sot, qellimisht, moduli i riskut ne sistemin kompiuterik te doganave per perzgjedhjen e mjeteve qe duhet te skanohen, per ekportet nga doganat e brendeshme dhe tranzitet nderkombetare, nuk funksionon.
Per keto vite, ky ka qene “shtegu” i lire nga kane kaluar tonelatat e droges, deri sa u godit ne dy raste nga policia italiane.
Kjo procedure eshte lene ne heshtje qellimisht nga drejtuesit e doganes edhe sot e kesaj dite, per tu perdorur perseri.”
Burimi: Opinion
03.11.2017