Abuzimi seksual i minorenes 14 vjeçare në Kavajë ka sjell mjaftë reagime dhe përplasje midis mazhorancës dhe opozitës.
Seanca parlamentare ka përplasur ish kryeministrin Sali Berish dhe ministrin e Brendshëm Sander Lleshin.
Berisha në reagimin e tij është shprehur se mazhoranca është një përdhunues.
Për ish liderin demokrat policia e ka fshehur krimin.
Pjesë nga deklarata:
“Sot keni para jush mazhorancën e përdhunuesve.
Në një krim të shëmtuar që ndodhi në Kavajë, përdhunim kolektiv, policia u njoftua por policia ishte në anën e përdhunuesve dhe heshti dhe fshehu krimin.
SHISH dhe kreu i tij njoftoi kryeministrin dhe ministrat respektivë.
Kryeministri ishte në anën e përdhunuesve. Fshehën krimin.
Përsëritën të njëjtin skenar këta përdhunues që përsëriten tre muaj më parë me djalin e deputetit të ture, përsëritën të njëjtin skenar kur një e sëmurë me AIDS akuzoi kryetarin e grupit parlamentar për përdhunim.
Ç’moral kanë këta të dalin para jush qytetarë, është dita juaj.
Nëse nuk i krehni, nuk do të keni fëmijë të sigurtë kurrë në shkolla.
Këta kanë morarin e përdhunuesve, këta akuzojnë viktimat.
Kujtojmë se lajmi u bë i ditur nga ish kryministri Sali Berisha gjatë një denoncimi në rrjetin e tij social nga qytetari dixhital”, tha Berisha.
Visar Quni
07.02.2019