Berisha: “Nënkomisari i Cërrikut, shembull Edi Ramën, vetëshpallet Komisar”.
Ka qënë vetë ish-kryeministri Berisha i cili ka reaguar ndaj “lojës” që po ndodh së fundmi mes presidentit, kryeministrit dhe zv-ministrit të Brendshëm.
Nuk mungojnë “thumbat” dhe ironitë e S. Berishës ndaj qeverisë aktuale dhe kryesisht ndaj Edi Ramës. Ish-kryeministri, nuk i ndal ironitë ndaj Kryeministrit Rama. Ai pak më parë, ka postuar në rrjetin social facebook nje status të dërguar nga një qytetar i Cërrikut, punonjës policie. Qytetari, shpreh ankesat se duke marrë shkas nga situata aktuale zv-Komisari i Policisë ku ai punon e ka shpallur veten para kolegëve Komisar.
Berisha: “Nënkomisari i Cërrikut, shembull Edi Ramën, vetëshpallet Komisar”.
Më poshtë statusi i plotë:
“Të përshëndes doktor dhe të uroj jetën e gjatë
Në Komisariatin e Policisë Cërrik ndodh çudia. Shefi I këtiJ komisariati abuzon me gradën e policisë që mban, ai ka gradën e nënkomisarit por tani në supe mban gradën e komisarit, në takime mbledhje këtë javë ai paraqitet me gradën që nuk e ka, kjo është vepër penale. Përvetësimi i titujve e gradave të pa merituara. Por ai mbrohet kudo duke thënë përderisa kryeministri im shpalli zëvendes ministrin ministër edhe unë sipas meritave plasni ju sa të doni por sot e tutje mund te quhem komisar dhe ju do më njihni vetëm si komisar. Ky i ashtequajturi shef e ka rritur shumë çmimin e ndërtimeve pa leje e ka bërë 2000 euro kati. Ndërtime pa leje në Bashkinë Cërrik e Belsh me lejën e Nyseret Hasanbelliut. Turpi i Policisë së Shtetit. Nuk kemi ku të denoncojmë pasi asgjë nuk merret e mirëqënë. Repekte nga Cërriku dhe mbetemi anonim pasi kjo lloj klike bën çdo gjë”.
Ish kryeministri Berisha, ka paraprirë përmbajtjen përmes një titulli të krijuar nga ai ku thotë se narko nënkomisari i Cërrikut, është vetëshpallur komisar.

Për lajm-shqip:
Fredjana Hamzallari
10.11.2018