Ish kryeministri Sali Berisha, vizitoi sot ekspozitën e piktorit shqiptar Avni Delvina.
Në një prononcim për mediat, Berisha ka komentuar videon që Rama i ka dërguar diplomatëve lidhur me të, duke thënë se Rama po çon vendin drejtë konfrontimit civil .
Më tejë Ish-lideri demokrat shtoi se socialistët duhet ta largojnë kryeministrin me patjetër.
Berisha: “Situata në rrafshin social dhe politik është eksplozive. Po shkohet drejt konfrontimit civil jemi në kushtet e grushtit të shtetit. Rama pasi asgjësoi Gjykatën Kushtetuese mori funksionet e saj dhe tregoi se nuk njeh Kushtetutën në këto kushte veprimi që bëri opozita ishte veprimi historik absolutisht i detyuar dhë asgjë tjetër. Veprimet puciste të maxhorancës e sollën vendin në këtë shkallë ndaj i bëj thirrje socialistëve largojeni të mos e largojë populli.Opozita po bën përgatitje të ethshme për zgjedhje por zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë, jua garantoj.
Berisha ka ftuar ndërkombëtarët të vijnë e të shohin nga afër situatën politike që është krijuar dhe përgjegjës për këtë është kreu i qeverisë Rama..
Sali Berisha: “Unë dua të siguroj të gjithë miqtë tanë kudo që janë se ky është një veprim që ka një qëllim të vetëm mos pranim për të qenë fasadë e së keqes dhe daljen në shesh betejë për të mbrojtur ato vlera mbi të cilat ndërtohen shoqëritë e lira. I bëj thirrje të vijnë e të shohin realitetin këtu në Shqipëri”Për videon që ka shfaqur Rama, Berisha e ka cilësuar si njeri pa imunitet.”Një njeri me imunitet dhe një pa imunitet është dallimi si nata me ditën për akses tek drejtësia”.
Visar Quni
22.02.2019
Të ngjashme mund të lexoni: