Imazhet që sjell Lajm-Shqip nuk i përkasin të kaluarës. Janë reale sot për ditë me diell. Rrugicat i kanë pushtuar plehrat. Kudo kundërmon era e plehrave. Kazanët plot e përplot të pa boshatisur. Vara infeksioni në çdo cep të qytetit. Aromë kundërmuese gjithandej.
Beratin e mbysin plehrat, bashkia në drejtim të paditur!..

Qyeti i UNESK-os.. në një realitet të trishtueshëm. Përballë kësaj situate drejtoria e pastrimit dhe bashkia në drejtim të paditur. Qytetarët paguajnë taksën e gjelbërimit, pastrimit. Shpërblimi është ky që ofron Lajm-Shqip. E vetmja zgjidhje thonç jo pa ironi qytetarët është ndonjë shi rebesh, ti çojë në Osum plehrat me gjithë kazanë..!
Vladimir Muçaj
02.10.2018