Rreth 250 studentë Universitetit Bujqësor kanë bërë një takim me Kryeministrin Rama. Kjo ka ndodhur në Berat, ku gjatë takimit, Rama bën ‘humor’ me studentin: Ti që je mes bletëve, mos bëj grenxën…
Rama bën ‘humor’ me studentin: Ti që je mes bletëve, mos bëj grenxën…
Kryeministri Edi Rama ka angazhuar rreth 250 studentë të Universitetit Bujqësor. Në turin mbi programin e mbështetjes financiare të qeverisë . Në çdo fermë e sipërmarrjeje bujqësore. Si dhe për të shpërndarë informacionin.
Studentët janë takuar me Kryeministrin, i cili i ka mbledhur ata në një darkë, ka transmetuar në ERTV.
“Në qarkun e Beratit, 250 studentët e Universitetit Bujqësor. janë shpërndarë në çdo fermë e sipërmarrje bujqësore e blegtorale. Për aplikuar programin e ri të mbështetjes financiare të qeverisë për prodhimin e agropërpunimin.
Ata, kanë qenë qysh në mëngjes në tokat, serat, magazinat bujqësore e bizneset e përpunimit të produkteve. Në të gjitha fshatrat në këtë qark. Si dhe deri në afatin e mbylljes së aplikimeve, ata do të vazhdojnë të jenë pranë fermerëve”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Rama, ‘ironizoi’ një nga studentët, duke e krahasuar atë me një grenxë.
Gjatë takimit, Rama nuk ka nguruar të ‘ironizojë’, një nga të pranishmit, duke e krahasuar atë me një grenxë.
“Ti që je aty, mes bletëve dhe që bën grenxën, je i detyruar të më shikosh mua tani, jo ato bukuritë që ke rreth e rrotull. Je i hutuar komplet, vetëm do flesh sonte, mos kujto se ato bukuritë që ke rreth e rrotull do ta varin ty. Ti maksimumi mund të bëhesh një analist për bujqësinë”, tha Rama, batutë që shkaktoi të qeshura në sallë.
Në vijim Rama tha se problemi më i madh që kemi është uji, megjithëse renditemi pas Norvegjisë.
“Duam të kemi ujë, por duhet ta gjejmë rubinetin në humor, hapim rubinetin brrrrrrdhdhdhdh, kanalet e ujitjes janë të thara, por kur vjen uji ne përmbytemi”, ishte një tjetër batutë e Ramës.
“Pikaso thoshte frymëzimi ishte shumë i rëndësishëm, por kur të vjen duhet të të gjejë në punë”, vijoi Kryeministri.
“Mos kujtoni se Ronaldo apo Messi do të zgjidhin hallin tonë, Interi hyn te kulturat që nuk subvencionohen”, u shpreh Rama.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili