Drejtoria Vendore e Policisë Berat, i referohet një informacioni nga Seksioni për narkotikët.

Sipas këtij të fundit, nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u bë ndalimi i dy shtetasve të shpallur në kërkim.
Ata identifikohen me inicialet, T.V., 31 vjeç banues në Berat dhe Xh.H., 23 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar.
Ndalimi i tyre u bë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, ka vendosur ndryshimin e masës sigurisë.
Kjo, nga “Arrest shtëpie” në “Arrest me burg”. Akuza ndaj tyre mbetet tregëtimi i lëndëve narkotike.
Alfrida Danushi
04.12.2018
Të ngjashme mund të lexoni:
Berat/ Arrestohet 69 vjeçari, bën bashkëshorten për spital
Berat/ Ish-bashkëshorti dhunon gruan, vjehrra dhunon nusen
Berat/ Zjarr në pallat, digjet edhe kabina elektrike,ngjarja aksidentale