Policia e Beratit ka prangosur tre persona. Dy prej tyre kanë qenë pa leje drejtimi dhe i treti, i dehur. Drejtoria Vendore e Policisë Berat, i referohet informacioneve nga Seksioni i hetimit të ngjarjeve në Qarkullim. Kjo e fundit bën me dije, se u arrestua në flagrancë V.B., vjeç 54, banues në Çiflik, Ura Vajgurore.
Berat, nga aksidenti dy të plagosur, tre arrestime nga Qarkullimi
Kjo, pasi në fshatin Poshnje, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayang”, pa targë. Po ashtu, u arrestua në flagrancë R.S., vjeç 19, banues në Kuç, Ura Vajgurore. Shkaku, pasi në Poshnje,u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayang”, pa targë.
Rasti i tretë ka të bëje me pije alkoolike në timon. Për këtë, u arrestua në flagrancë A.B., vjeç 38, banues në Berat, me leje drejtimi. Në aksin rrugor Berat-Poliçan, në ‘’Uznovë e Madhe’’, drejtonte në gjendje të dehur mjetin tip “Rover”. Mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar A.B., dhe pasagjeri M.D., vjeç 29, banues në Berat. Të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekut.

Për Lajm-shqip
Alfrida Danushi