Berat/ Çifti i të moshuarëve hidhet nga kati i gjashtë i pallatit
Ngjarje tragjike në qytetin e Beratit.
Berat/ Çifti i të moshuarëve hidhet nga kati i gjashtë i pallatit

Një burrë dhe një grua, çift bashkëshortësh, janë hedhur nga lartësia e një pallati.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07 të mëngjesit të sotëm. Informacioni vjen paraprakisht nga Komisariati i Policisë Berat.
Sipas këtij të fundit, bëhet e ditur, se rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, një ngjarje e rëndë. Në lagjen “30 Vjetori”, Berat, shërbimet e patrullës konstatuan në tokë një çift të moshuarish pa jetë.
Sipas policisë, dyshohet se janë hedhur nga kati i gjashtë i pallatit. Të dy burrë e grua, gati afër njëri-tjetrit, kanë gjetur vdekjen.
Ende nuk dihet , pse çifti i të moshuarëve, ka zgjedhur vetëflijimin. Ngjarja tragjike mbetet enigmatike.
Pak e besueshme mbetet, që të jenë hedhur të dy njëherësh, apo ka ndonjë arsye tjetër. Shërbimet e policisë, grupi hetimor po punojnë për identifikimin e tyr,e si dhe për të zbardhur ngjarjen.
Alfrida Danushi