Arrestohet nga Policia e Shtetit, një shtetas me rrezikshmëri të lartë kriminale, në Berat. Krye-krimineli i shumëkërkuar, quhet Edison Çobo, 45 vjeç, banues në lagjen Çlirim të këtij qytetit të ‘një mbi një, dritareve’.
Berat: Arrestohet nga Policia e Shtetit, Krye-krimineli i shumëkërkuar…

Gjithsesi, Policia njoftoi se Edison Çobo, që prej kohësh, ishte shpallur në kërkim. Arrestimi i tij, u mundësua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve. Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Berat. Pas informacioneve, të marra në rrugë operative.
Në komunikatën e saj zurtare, Policia e Shtetit informon se:
“Shtetasi i lartpërmendur është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier. me vendim Nr.4137 datë 25.09.2017 ka caktuar masën e sigurisë. “Arrest me burg”, për veprën penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”,. parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.Gjithashtu ndaj këtij shtetasi DVP Berat ka nisur hetimin pasuror, ku për këtë materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë,”.
Kështu e përfundon njoftimi e saj për shtyp, zyra informative e Policisë së Shtetit..
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili