Bën për spital nusen e vëllait, policia merr në mbrojtje 30 vjeçaren

Ngjarje e rëndë në Pishkash të Librazhdit.
Një 30 vjeçar ka bërë për spital nusen e vëllait.
Informacioni konfirmohet nga Komisariati i Policisë Librazhd.
Sipas këtij të fundit, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Ky, për shtetasen N.M., vjeçe 30, banuese në fshatin Pishkash.
Shkaku, pasi kunati, A.M., vjeç 40, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.
Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan.
Motivimi ligjor, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Ende nuk janë bërë të ditura, shkaqet e përdorimit të kësaj dhune të dyfishtë.
Alfrida Danushi
05.11.2018