Adriatik Llalla ka ardhur në krye të Prokurorisë së Përgjithshme në fillimin e dhjetorit 2012. Llalla u dekretua nga Presidenti Nishani dhe votat në Parlament.
Përveç PD-së që e propozoi, Adriatik Llalla u votua edhe nga deputetë socialistë.
Tom Doshi ishte më i bujshmi.
Llalla mbahet mend se çdo verë thoshte se në shtator do të niste hetimin ndaj një “peshku të madh”.
Por më shumë se për hapjen e dosjeve, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla është i njohur për mbylljen e tyre.
Qeveria e Edi Ramës, ka denoncuar në Prokurori disa ministra të PD-së si Arben Imami. Ata kanë denoncua për skandalin e reklamave por edhe për armët, Ridvan Boden, Spiro Kserën dhe disa të tjerë.
Llalla çoi në fund vetëm dosjen e Spiro Kserës.
Ai u dënua për korrupsion. Ai doli pas disa muajve. Ndërsa të tjerët u mbyllën një nga një.
Në vitin 2014, në një mbledhje të Shoqatës së Prokurorëve qëlloi me grusht kreun e shoqatës, Shkëlqim Hajdari, për ta mënjanuar dhe zgjedhur një njeri të tijin në këtë organizëm.
Gjithashtu në këtë kohë ai çmontoi totalisht Prokurorinë e Krimeve të rënda. Ai i dërgoi prokurorët e karrierës në vende ku krimi bënte ligjin. Pra për t’i përballur me bandat.
Një shembull?
Ylli Bedalli, një prokuror karriere që ka hetuar dosje të rënda si 14 shtatori apo dosje të trafiqeve të mëdha, edhe pse pranë pensionit u dërgua nga Adriatik Llalla në Laç. Në fakt prokurori nuk ishte luajtur nga fiqiri që të shkonte.
Po ashtu të gjithë prokurorët e dosjeve të mëdha si ato të Remzi Hoxhës, Gërdecit tij, i largoi duke i zëvendësuar me njërëz të tij.
Në vitin 2016, Adriatik Llalla ndërmori sulmin më të fortë dhe të paprecedent ndaj ambasadorit amerikan në Tiranë.
Ambasada e SHBA në Tiranë, shpalli “non grata” Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Lalla dhe një grup prokurorësh rreth tij, duke i hequr vizën amerikane.
Por Llalla nuk u tërhoq por akuzoi Donald Lu-në si “njeri i Soros-it”.
Pikërisht kur ambasada ameriane akuzoi hapur se Prokuroria e Përgjithshme është kundër reformës në drejtësi.
Llalla shkroi këtë frazë për ambasadorin amerikan:
“Prokuroria e Përgjithshme i bën të qartë zotit Lu se, nëse është mësuar të jetë zot në ambjentet e politikës shqiptare, këtë nuk mund ta realizojë me institucionin e Prokurorisë.
Për fat të keq, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ka shumë paqartësi brenda, të cilat kanë shkaktuar kaos institucional të papranueshëm.
Zoti Lu mendon se ka në dorën e tij fatin e Prokurorisë kur shantazhon institucionin për mbyllje hetimesh apo me heqje vizash. Duhet ta ketë të qartë ai dhe kushdo tjetër që, për të përmbushur detyrimet kushtetuese dhe ligjore, prokurorët e Republikës nuk kanë nevojë për viza.
Këto presione të Ambasadorit Amerikan në Tiranë janë tipike sorosiane. Ato kërkojnë të manipulojnë opinionin publik dhe të zhvlerësojnë institucionet.
Ky reagim i Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu, vjen menjëherë pasi Prokuroria e Përgjithshme njoftoi zyrtarisht krerët më të lartë të shtetit shqiptar, Presidentin e Republikës dhe Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, mbi presionet dhe shantazhet e vazhdueshme të ambasadorit Lu kundrejt institucionit”.
Prej asaj dite prokuroria e Përgjithshme ka qenë një institucion në frëngji e izoluar nga çdo marrëdhënie të mëparshme.
Nëse e krahason me parardhësit e tij, Adriatik Llalla nuk do të mbahet mend për asnjë dosje të madhe të hapur ose të zhbiriluar.
Arben Rakipi u bë i njohur për dosjen e 5 ministrave të 1997-ës dhe për dosjen e Azem Hajdarit.
Theodhori Sollaku hapi dosjen e zhdukjes së Remzi Hoxhës, duke nisur luftën me qeverinë.
Kurse Ina Rama hapi edhe më shumë: dosjen Gërdeci, 21 janari, rugën “Durrës-Kukës” etj.
Për Lajm-Shqip
Ylli Pata