Belësh/ Grushta mes 46 vjeçarësh, njëri arrestohet, thika sekuestrohet
Dy persona janë pëleshur me njëri-tjetrin, por fatmirësisht nuk kanë përdorur thikat.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dushk të zonës së Belshit. Informacioni referohet nga Komisariati i Policisë Cërrik.
Belsh/ Grushta 46 vjeçarësh, njëri arrestohet, thika sekuestrohet

Sipas këtij të fundit, u arrestua në flagrancë shtetasi B.M, vjeç 46, banues në fshatin Dushk.
Shkaku, pasi ka kanosur e goditur me sende të forta shtetasin A.M, vjeç 46, banues në fshatin Dushk.
Nga kontrolli fizik iu gjet dhe iu bllokua një thikë.
Policia ende nuk jep shkaqet e grindjes, që degjeneroi në përleshje fizike.
Alfrida Danushi
10.11.2018