Bëhet nënë Floriana Garo. Zbuloni domethënien e veçantë të emrit të vajzës së saj.
Floriana Garo ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë të cilën e ka quajtur Adia.
Vogëlushja ka ardhur në jetë dy ditë më parë, më 12.03.2018.
Moderatorja, e njohur në programin “Jo vetëm modë”, duket tepër e lumtur për këtë ndryshim kaq të madh në jetën e saj.
Ja çfarë shkruan ajo për të bijën:
“Adia jone e shtrenjte erdhi ne jete me 12.03.2018! E bekofte Zoti pergjithmone dhe u rritte e forte, e shendetshme dhe plot dhembshuri! Faleminderit te gjitheve per urimet e perzemerta!”
Emri që Floriana i ka vënë vogëlushes është tepër i veçantë.
Në disa gjuhë Adia do të thotë:
“Dhuratë e çmuar”, “Dhuratë e zotit”.
Duket se për Florianën kjo është dhurata më e bukur që ka marrë ndonjëherë, prandaj i ka vendosur vajzës një emër kaq të veçantë.

Klajdi Thaçi
14.03.2018