Bëhet i gjallë pronari ku u kap kokaina: droga s’është e imja. Arbër Kuliçi (Çekaj), pronari i kompanisë “Arbri-Garden” deklaron se droga nuk është e tij.
Duke folur në television, Çekaj tha se po vjen nga Gjermania në Shqipëri me avion.
Ai tha se porosit çdo javë fruta nga Kolumbia, Ekuadori, Amerika, limon e portokaj nga Argjentina.
“U largova me gruan në Gjermani të shtunën, por do të kthehem”.
Unë jam një biznesmen modest, nuk kam lidhje me drogën e gjetur dhe as me politikën”.
“Kontenierët s’kanë lidhje me firmën time, as shoferi me kamionin që u ndaluan. Të miat janë vetëm frutat”. Unë do të kthehem, por s’kam siguri dhe besim në Shqipëri”.
Kam gjetur ndërkohë një avokat në Gjermani dhe sapo të më thotë ai, do të vij në Tiranë”, u shpreh ai.
Sipas Çekajt, policia duhet të gjente ku do shkonte droga pasi të shkarkoheshin bananet.
Ai akuzoi mediat që të mos e sulmojnë familjen e tij.
Kthimi im është për këtë problem, ika për arsye familjare. “Mos perhapni lajme fake news për një familje të ndershme. Shumë njerez do duhet të kërkojnë falje për familjen Çeka”.

Për Lajm-shqip
Ylli Pata