Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë duket se e sheh realitetin më pastër se Edi Rama, i cili pretendon të hapë negociatat vitin tjetër.
BE sulmon qeverinë
Me një shkrim të publikuar në faqen zyrtare të këtij Këshilli, ‘ECFR.eu’ shkruhet:
Shqipëria është vendi ku trafiku i drogës dhe pastrimi i parave lulëzojnë. Shqipëria ka përçarje të madhe politike, ku politikat dhe marrëdhëniet klanore ndërthuren në një rrjet hakmarrjeje dhe korrupsioni. Trafiku i drogës dhe pastrimi i parave lulëzojnë në këtë ambient. Në vend që të merret me këto dështime qeveritare, Edi Rama, kryeministri shqiptar, kohët e fundit i ka përkeqësuar edhe më tepër. Ai ka ngritur spektrin e Shqipërisë së Madhe, duke ushqyer frikën e separatizmit në Maqedoninë fqinje.

06.11.2017
Burimi: Syri.net