Shuplaka e rradhës, për çështjen aktuale, Ramës i vjen Bashkimi Europian. Informacionet e fundit, nga BE, thonë se: Qeveria Rama, po i rrjep Shqiptarët me 3 fishin e taksave, për mirëmbajtjen e rrugëve.
‘Shuplaka’, BE: Qeveria Rama, po i rrjep Shqiptarët me 3 fishin e taksave…

Qeveria shqiptare ka në zbatim një strategji, për mirëmbajtjen e rrugëve. Sipas të cilës kostoja arrin në 329 milionë euro, ose 65.8 milionë euro në vit. Ndërsa, Komisioni Europian nëpërmjet programit IPA dhe kompanisë TIEG. Ka dhënë konsulencë teknike, për planin e mirëmbajtjes, që po zbaton qeveria në studimin e saj. Por KE, konstaton se buxheti i alokuar, për mirëmbajtjen e rrugëve në Shqipëri është rreth 25% deri në 30%, e buxhetit total të nevojshëm për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore. Kjo domethënë se për periudhën kohore, 2015-2019, do të mblidhen për infrastrukturën rreth 329 milionë euro, nga taksat. Por, ky raport, është hartuar në vitin 2016.
Ndërsa, në Shqipëri nga taksa e qarkullimit, mblidhen rreth 160 milionë euro në vit. Shumë kjo, që përkon me trefishin e kostos vjetore, të vendosur nga KE, për mirëmbajtjen e rrugëve, shkruan Monitor.
Ndërsa, Kompania konsulentë thotë se ,“shpenzimet aktuale buxhetore për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor kombëtar janë më të ulëta se, pagesat e përdoruesve, të mbledhura (taksat e akcizës së karburantit,. taksat e karburantit të qarkullimit”. Konsulenti thotë se, qeveria shqiptare. mbledh taksa për qarkullimin më shumë se. nevoja për mirëmbajtjen e rrugëve
Për Lajm-Shqip
Leonard Xhelili