Ndërkohë që vazhdojnë të qëndrojnë afër njëri-tjetrit duke biseduar në të njëjtën tavolinë, ata ndahen në grupe dy edhe nga dy, duke folur me njëri-tjetrin rreth sekreteve të gjithsecilit.
Elona vazhdon të flasë me Joanën e Riken për spektaklin dhe emocionet pafund që u dhuroi Vëllai i Madh gjatë natës së sotme. Ndërsa Anaidi vazhdon të bisedojë me Ilirin e t’i tregojë atij për mikun e tij, Oçen, siç e thërret ai, për të cilin ka vite që kujdeset. Ai tregon se si e kalon një ditë me të dhe për mënyrën se si duhet të sillet e ta trajtojë mes të tjerëve për të mos e lënduar e për të mos e bërë të ndihet keq.
Nga ana tjetër Vigani dhe Edberi flasin për surprizën që Vëllai i Madh i bëri Viganit, duke i sjellë të vëllanë si edhe për sekretin që mbartnin dhe ndryshimin që Vëllai i Madh bëri për ta, duke i konsideruar që sot e tutje si dy konkurrentë.
Ndërsa Eldora shkon afër Shpendit, pas një puthjeje në dorë që merr prej tij, duke e komplimentuar për guximin që ka treguar për të përçuar një mesazh të tillë publikisht dhe në një realit shoë kaq shumë të ndjekur.
Ajo fillon t’i tregojë se si ndihet pas kaq shumë vitesh bashkëjetese me këtë sëmundje, duke i treguar se bën një jetë normale si gjithë të tjerët dhe se tashmë ka arritur ta pranojë sëmundjen e saj. Ndërsa Shpendi vazhdon ta komplimentojë e t’i thotë se ndihet krenar për të, duke u shfaqur si një njeri me shumë guxim për gjestin që ka arritur të bëjë dhe mesazhin që është duke përçuar. “Të çmoj shumë dhe jam shumë i lumtur për gjithçka që të kam shprehur”, i thotë Shpendi, ndërsa vazhdojnë të rrinë të përqafuar me njëri-tjetrin.
Ajo tregon për mënyrën se si ka arritur ta marrë një vendim të tillë si edhe për vështirësinë që ka ndier, pasi e ëma dhe e motra nuk kanë qenë dakord me këtë vendim të sajin. Ndërsa Shpendi tregon se ndihet me fat që ka qenë afër saj gjatë kësaj kohe. “Unë kur e ndiej të rri afër dikujt, e bëj”, shprehet Shpendi. “Ti je një femër shumë e guximshme dhe e vlerësoj shumë guximin tënd”, vazhdon t’i thotë Shpendi.
Ndërsa Eldora përmend si një ndër arsyet se përse ka hyrë në Big Brother, duke thënë se kërkon të shikojë reagimin personave që i kanë qëndruar afër, nëse relatat me të do të ndryshojnë apo jo. Pas pak Iliri çon pije për ta, e të gjithë brohorasin e fillojnë të pijnë e të festojnë me njëri-tjetrin.
06.05.2013
Burimi: Gazeta Shqip