Bashkim Fino tashmë e zyrtarizoi kandidaturën e tij për të garuar si President i Federatës Shqiptare të Futbollit, por sulmet ndaj tij anë vazhduar edhe më egërsisht.
Kryesisht nga qarqe anti-qeveritare, që përveç se ngrenë argumentin se sporti do të kapet nga mazhoranca, që “ka në dorë gjithçka”, sulmojnë edhe personalisht politikanin tashmë veteran.
Bashkim Fino hedh veten mes ‘zjarrit’.
Kush është Bashkim Fino në hapësirën publike shqiptare dhe a është profili i tij i përshtatshëm që të drejtojë Federatën e Futbollit Shqiptar?
E para, duke e nisur nga “A”-ja, garimi është një e drejtë e çdokujt.
E dyta, duke qenë përfaqësues i lartë i politikës, Fino ka marrë përsipër një rrisk të madh përveç favorit, që ushqen dyshimin që qeveria po e mbështet të marrë FSHF-në dhe mund të përdorë politkisht sportin më popullor në vend.
Nëse zgjidhet, padje ende pa u zgjedhur, ky paragjyim do të jetë mallkim për Finon, i cili duhet të tregojë me vepra se politika nuk do ta kontaminojë sportin.
Por a është kjo një utopi?
Padyshim, pasi sporti shqiptar është i kontaminuar prej 27 vjetësh nga ndërhyrja e politikës në çdo klub futbolli, në çdo ndeshja apo kombëtare.
A nuk ishte politika që solli Armand Dukën në krye të FSHF-së, duke rrëzuar Sulejman Starovën?
Duka, vëllai i një ministri të qeverisë “Nano” e ishte shumë të lehtë për të rrëzuar “ballistin” Starova në kulmin e lulëzimit të atij që Sali Berisha do ta quante “klani i Zemunit” që ishte grupi “Koka-Duka”.
Bashkim Fino, është padyshim një nga personazhet publike shqiptare më prominente në vend.
Ka qenë kryetar bashkie i Gjirokastrës, Kryeministër në kohën më të vështirë të vendit, ku drejtoi një qeveri në mes të kaosit dhe u bë popullor për gjuhën e tij të qetë e qytetare.
Ministër më shumë se njëherë dhe deputet që nga viti 1997.
I pasionuar pas futbollit, tifoz i “marrë” me Brazilin dhe me Interin e Milanos, njihet për marrëdhëniet e afërta me Gaz Demin, një biznesmen kontraversal, me origjinë çame, i cili është presidenti i klubit të Futbollit Partizani.
Që drejtues teknik ka një ish-sportist të njohur në Shqipëri, basketbollistin Olsi Rama, i cili është vëllai i madh i Kryeministrit shqiptar.
Pikërisht Gaz Demi, si një nga presidentët e klubeve, pjesë e FSHF-së ka bindur Finon të kandidojë dhe e mbështet për në garën e madhe të 7 shkurtit.
Një garë që për Finon apo edhe për Vetë Duën që kandidon për herë të pestë është mëse legjitime.
Por pse një pjesë e qarqeve mediatike kryesisht anti-Rama sulmojnë ish-kryeministrin.
Një analist i njohur si kritik i kryeministrit, ish-pjesëtar i qeverisë së Edi Ramës, përdorte një fjalor të rëndë ndaj Bashkim Finos në një koment për garën e madhe të FSHF-së.
Por për të argumentuar ëtë garë mjafton të ndjekim një logjikë.
Ndërmjet Armand Dukës dhe Bashkim Finos, kush ka qenë më i akuzuar nga undërshtarët e tyre për afera dhe kmpromentime?
Natyrisht më shumë është Duka, pjesë e një grupi biznesi që drejton klube futbolli, televizione që fitojnë kontrata nga futbolli dhe tendrera milionëshe.
Bashkim Fino, ka një backraund public të nivelit të lartë.
Ka drejtuar qeverinë për më pak se 6 muaj, por fama si ryeministër i qeverisë së Shpëtimit Kombëtar ka mbetur edhe sot. Është politikan i rëndësishëm prej vitesh por që deri tani nuk ka pasur asnjë akuzë zyrtare ndaj tij prej organeve ligjzbatuese.
Ky duhet të jetë tregues.
Është zgjedhur Deputet në Kuçovë, Fier dhe Korçë, ndërkohë që në diskurin politik është nga të paktët aktorë që nuk shan kurrë, nuk fyen dhe përdor një fjalor qytetar në komunikimin publik.
Ka qenë një nga kryebashkiakët e opozitës më bashkëpunues me qeverinë e Sali Berishës dhe këtë ja llogarisin si minus.
Sipas të gjitha kritereve normale, asnjë s’mund t’I heqë Bashkim Finos të drejtën e kandidimit. Por që natyrisht nëse ai përdor asetet qeveritare në katapultimin për të marrë FSHF-së, do t’i japën një vulë që ndoshta Fino deri më sot nuk e ka pasur.
Por kjo vjen më pas. Deri tani paragjykimi vetëm sa krijon hendek dhe jo gjyim logjik.
A, nëse përballë Bashkim Finos do të ishte një kandidat vërtetë që të përfaqësonte vlera sportive të plota dhe nivel të lartë public si p.sh Agim Fagu, apo mjaft të tjerë, mund të ndryshohej diskuri.
Por tani, të paktën të drejtën ligjore Bashkim Finos nuk ja heq njeri të garojë, por edhe atë morale..
Ata e sulmojnë duhet të tregojnë arsyet…
Për lajm-shqip
Ylli Pata