Bashkia Fier çel një aktivitet shumë të bukur për vajzat e shkollave 9 vjeçare nisi sot. Filloi java sportive për kampionatin të volejbollit për vajza. Ekipe vajzash të ciklit 9 vjeçar do të ndeshen midis tyre për një javë resht.
Sot bashkia Fier çel kampionatin e volejbollit për vajza.
Ky aktivitet sportiv zhvillohet nën kujdesin e kreut bashkiak Armando Subashi. Në fund të edicionit sportiv do të ndahen dhe vlerësime prej bashkisë së Fierit. Duhet thënë se bashkia e Fierit po i kushton vëmëndje maksimale argëtimit të të rinjëve nëpërmjet sportit. Numërohen shumë aktivitete të tilla në tre muajt e këtij viti. U zhvillua kampionati i shahut, i ping-pongut, i konkurimit skenik. Aktiviteti i sotëm është vazdhdim i përkujdesjes bashkiake për të rinjtë e të rejat shkollore.

Për Lajm-Shqip
Vladimir Muçaj